Përmes një video në Instagram, Ejlli tregon se është futur në ambientet e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në video ai dëgjohet teksa thotë:
“Si thoni, të futem edhe një herë brenda, po s’duan të më lënë të futem. Unë e provova.”
Ndërkohë, kujtojmë se në media është folur se Luizi do të ketë një rol në BBV, por ende nuk është bërë e ditur asgjë.
Disa ditë më parë, këngëtari u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka për rolin që ai mund të ketë.
Luizi u shpreh saktësisht: Prisni pra, sa të fillojë! A rri unë pa bërë gjë!?
Është thënë që syri në logo është ai i Luizit dhe se ai mund të jetë edhe vëllai i madh.
Kujtojmë se Luizi do të bëhet edhe baba i një vajze me partneren e tij, moderatoren Kiara Tito, ku lajmin e ka bërë të ditur me anë të një këngë dedikuar vogëlushes.