Në listën me 39 kandidatë për deputetë në qarkun e Vlorës bie në sy mungesa e ish-deputetit, Agron Shehaj, i cili ishte renditur i pari në zgjedhjet e shkuara në këtë qark.

Shehaj pritet të kandidojë në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndërkohë, risia e dytë është në qarkun e Vlorës midis kandidatëve për deputetë brenda PD-së, është emri i ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Emri i tij i përfolur edhe më herët për të kandiduar është në listën midis 19 emrave në degën e Vlorës.

Në këtë degë kandidon edhe gjenerali Piro Ahmetaj, këshilltar pranë PD-së për sigurinë kombëtare.

Me mbi 30 vite me uniformë ushtarake, Ahmetaj prej 25 vitesh ka pasur funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.