Pas vendimit favorizues të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, A22 Sports, rinis projektin e Superligës, duke e përshtatur, pas protestave të tifozëve dhe largimit të 10 nga 12 klubeve themeluese në vitin 2021:

Formati i Superligës do të jetë një sistem i hapur me promovime dhe rënie dhe dy faza. Ndeshjet do të luhen në mesjavë dhe Superliga do të integrohet në mënyrë të përsosur me kampionatet kombëtare.

Superliga e meshkujve do të ketë 64 skuadra, të ndara në tri liga.

Një “Star League” e nivelit të lartë dhe “Gold League” e nivelit të dytë do të mbajnë të dyja 16 ekipe dhe “Blue League” me 32 ekipe.

Faza e grupeve do të ketë 14 ndeshje, shtatë në shtëpi dhe shtatë jashtë dhe do të prodhojë një turne me tetë ekipe me eliminim direkt për çdo ligë, dhe eventualisht treshen e fituesve.

Dy të fundit të “Star League” do të zbresin në “Gold League” dhe dy të parat e “Gold League” do të promovohen në Ligën e Yjeve.

E njëjta gjë vlen edhe për rënien dhe zbritjen nga “Gold League” në “Blue League”.

Çdo vit, 20 nga 32 skuadrat e “Blue League” do të largohen nga Superliga dhe do të zëvendësohen nga njëzet skuadra, të zgjedhura në bazë të rezultateve të marra në kampionatet kombëtare.

“Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Për tifozët: ofrojmë shikim falas të të gjitha ndeshjeve të Superligës ” tha Bernd Reichart, CEO i A22 Sports.