Edhe Valbona Selimllari ka vendosur që të bëhet pjesën e Partisë Socialiste.

Ajo shoqëronte kryebashkiakun ErionVeliaj në Zall-Bastar, ku shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare.

“Te Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.”