Një grua, e cila po bënte selfie pranë shinave, u godit nga një tren, duke shpëtuar pa lëndime të shumta.
Aksidenti ndodhi pak ditë më parë, kur gruaja me disa miq vizitoi parkun Belemendik, për të bërë foto të peizazhit të vjeshtës dhe tuneleve hekurudhore.
Kur grupi ishte pranë shinave të trenit, gruaja vendosi të bënte në selfie me trenin që kalon në sfond.
Megjithatë, gruaja zgjati dorën shumë afër trenit ndërsa ai kalonte, duke rezultuar në lëndimin e saj.
Sipas mediave të huaja, gruaja u dërgua në spital nga miqtë e saj për të marrë kujdesin mjekësor.
Adım adım dehşet! Hemzemin geçitteki selfie faciayla bitiyordu pic.twitter.com/CPcH4VKzsB
— milliyet.com.tr (@milliyet) December 19, 2023