Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka përmes një postimi në Facebook, ka analizuar “mënyrat” e marrjes së dy mandateve nga kryeministri Edi Rama.

Ndoka ironizon Ramën teksa shkruan se mandatin e parë e ka fitur me mashtrime, të dytin me tepsi dhe kazan, ndërsa fushatën e tretë e ka filluar me shalqi dhe kunguj, por që do të përfundojë me një banane.

“Mandatin e parë e fitoi me super mashtrime e trillime.

Mandatin e dytë, me tepsi, kazan, timon, korrupsion, trafikim, blerje e vjedhje votash.

Mandatin e tretë, e filloi me shalqi e kunguj, por më 25 Prill do përfundojë me një banane aty ku nuk thuhet.., në “bythë”,” shkruan Ndoka.