Juventus po shikon listën e emrave të disponueshëm për përforcimin që do të arrijë në janar në mesfushë, pa Pogba dhe Fagioli të pezulluar.

Nga shumë profile të lidhura me bardhezinjtë ndër të tjerë edhe Hojbjerg dhe Koopemeiners, më i diskutuari është Kalvin Phillips.

Megjithatë mesfushori i Man City-t, ka dyshimet për pozicionin që do të ketë në projektin e trajnerit Max Allegri.

Sipas Daily Telegraph, formula e propozuar nga Juventus te Manchester City ka shkaktuar disa dyshime të kuptueshme në kokën e mesfushorit anglez.

Huazimi me të drejtë blerje dhe një pjesë të pagës së paguar nga “Qytetarët” do të ishte padyshim një marrëveshje fantastike për drejtorin Giuntoli.

Por Phillips dëshiron të largohet pikërisht për të luajtur më shumë, shumë më tepër, në mënyrë që të mos humbasë terren në hierarkinë e trajnerit Southgate drejt Euro 2024 dhe ai së pari dëshiron të ketë garanci në këtë kuptim.

Përndryshe, ai është i gatshëm të vlerësojë seriozisht propozimin e Newcastle, edhe nëse City logjikisht do të preferonte ta shiste atë te një rival i huaj.

Kampionët e Anglisë do të pranonin propozimin e Nwcastle vetëm në rast të një transferimi të përhershëm për të rikuperuar pjesërisht 50 milionë eurot e paguara për të vitin e kaluar te Leeds.