Anëtarësia e PD-së së Durrësit përzgjedh emrat që kalojnë në fazën tjetër të kualifikimit.
Nga lista me 28 emra që u dërguan në bazë për t’u votuar me parimin një anëtar një votë nuk u skualifikua asnjë dhe lista kaloi e plotë.
Burime nga dega lokale e PD bënë të ditur për “DurrësLajm” se procesi i votimit ka shkuar shumë mirë, ndërkohë që gjatë procesit të numërimit të votave kontestuese është vënë re se ka pasur disa emra në listë që janë votuar nga anëtarësia, por pa marrë kuorumin e nevojshëm që mund t’i skualifikonte nga gara.
Kujtojmë se çdo anëtar mund të kontestonte deri në 5 kandidatë. Pas votimit ata që do të kenë më shumë vota NEGATIVE do të skualifikohen nga gara. Emrat që do të mbesin do dërgohen në Tiranë për kualifikimin FINAL.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
LISTA
1.ARDIAN MUKA
2.ARJAN DEDEJ
3.ARLIND BOSHKU
4.ARMAND TELITI
5.ARTION BAJRAMAJ
6.BLERINA REÇI (XHAKOLLI)
7.DEJANA BURGIA
8.EDLIRA DEVOLLI
9.EDMOND HOXHA
10.ERALD DERVISHI
11.ERZEN LACI
12.FATBARDHA KADIU
13.FLORID SHAZIVARI
14.GAZMEND OKETA
15.IGLI CARA
16.IVO JORGONI
17.MANJOLA LUKU
18.MERITA DAKOVELLI CELA
19.MIRELA SHALA
20.NASILD ALIKAJ
21.NERITAN GOLJA
22.OERD BYLYKBASHI
23.PELLUMB BERISHA
24.REDI MYSHKETA
25.RISELDA KALIA
26.SOKOL KAPIDANI
27.XHORXH ALEKSI
28.ENRI CENO





