Psikologia, Rudina Koromani foli sot për festat dhe si i presin njerëzit ato dhe si ndikojnë festat tek njerëzit.

Koromani u shpreh në “Ora News” se shumica e njerëzve stresohen shumë kur afrohen festat.

‘’Shumica e njerëzve stresohen shumë kur afrohen festat.

Në këto festa ne shprehim edhe dëshira. Teksa ndërtojmë këto dëshira, një shkëlqim ndikon pozitivisht.

Fëmijët janë bukuria më e madhe e festave.

Festat e fundvitit janë koha ideale për të kaluar kohë me familjen.

Duhet t’i kushtohet rëndësi lojërave me fëmijët”, tha ndër të tjera Koromani.