Shakira vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, e cila prej më shumë se një viti është ndarë nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike.
Duket se këngëtarja latine ka gjetur dashurinë e saj të re dhe nuk është Luis Hamilton, siç përflitej përpara disa kohësh nga mediat rozë.
Siç bënë me dije programi “Socialite” i “Telecinco”, këngëtarja e njohur latine ka nisur një romancë me një producent argjentinas.
Bëhet fjalë për 44-vjeçarin, Rafael Arkaute, i cili numëron 18 “Latin Grammy” dhe sipas raportimit të mediave, Shakira është tepër e lumtur me të.
Sipas gazetarit Havier Seriani, Arkaute është totalisht ndryshe nga Pike dhe Antonio de la Rua, teksa këngëtarja pritet që ta konfirmojë këtë lidhje në fillimin e vitit tjetër.