-70-vjetori i lindjes në sfondin e përjetësisë

Nga BUJAR QESJA

“Mjeshtër i Madh”

Jeta e jonë, megjithëse jemi me frymëmarrje, përbëhet edhe nga ata të afërm edhe nga ata shokë edhe nga ata miq, që nuk jetojnë, por që janë tërë kohën bashkë me ne. Nuk i ndajmë dot. Ndahet shpirti?! Ndahet zemra?! Retorika vjen e fuqishme, sa vetë pyetja.

Edhe kur kemi gëzime, eddhe kur na krijohen papritur edhe hidhërime, absolutisht të mendojmë, se nuk jemi me ta. Me cilët? Me ata, që për një arsyje apo për një tjetër, për një shkak apo për një tjetër, e kanë ndalur frymëmarjen dhe kanë shkuar të kalojnë përjetësinë në të paqmen e tyre.

27 dhjetor 2023! Në familjen e Vladimir Dhamos, por edhe në familjen e parë atë të Llambi Dhamos, pasi është ende e fortë Irena Dhamo 94 vjeçare, është festë. Mos po e teproj me këtë konturim të mendimit?! Nuk e gjykoj të jetë kështu. Ushtaraku i njohur në Durrës Vladimir Dhamo, biri i një ushtaraku po të njohur Llambi Dhamo, plotëson 70-të vjetorin e lindjes. Viti i ri po troket. Plaku i vitit 2023, ka ngadalësuar hapat dhe pret t’ia dorëzoj vazhdimësinë vitit të ri 2024. Njerëzit gëzojnë. Janë të lumtur që u mbyll një vit dhe historia e jetës kalon në faqen tjetër të ecurisë, viti 2024.

Po para se të ndodhë kjo, kalojmë tek familja e Lad Dhamos. Me 27 dhjetor 2023, Ladit i festohet 70-të vjetori i lindjes. Po si është e mundur?! Vladimir Dhamo ka lindur në Korçë me 27 dhjetor 1953. Dhe tani jemi me 27 dhjetor 2023. I bie të kenë kaluar 70-të vite. Atëherë kemi gëzim. Prit të ndalem pak. Në fundin e majit të vitit 2011, në përditshmërinë e jetës normale të Vladimir Dhamos, krejt papritur, në mënyrën më të beftë, si një rrufe në qiell të hapur, hemoragjia cerebrale godet të mirin tonë, shokun dhe mikun të shtrenjtë tonin. Goditja është fatale. Me 3 qershor 2011, mbylli sytë, ndali frymëmarrjen i miri ushtarak, i biri i të mirit tjetër ushtarak Vladimir Dhamo.

Por me kanun dhe me fe, Ladi me 27 dhjetor 2023, është në të drejtë të Zotit. Mbush 70-të vite nga dita dhe viti i lindjes. Kur ndodh kështu, gëzimi është i ligjshëm. Do të bëhet torta. Do të vendoset një qiri. Do të mblidhen së bashku si gishta të një dore nënë Irena, bashkëshortja Roza, fëmijët Ana dhe Irisi, nipi Luka, mbesa Sofija dhe do të këndojnë “Happy Birthday To Yuo” ose “Tanti Auguri A Te”. Aty do të jetë Vladimir Dhamo, pse jo dhe Llambi Dhamo, që të dy babë e bir.

18 dhjetor 2005. Ditë pikëllimi. Vladimir Dhamo shoqëron për në botën e paqme dhe të përjetshme Llambin, aq të dashur, aq babaxhan, aq masovik dhe popullor.

3 qershor 2011. Tjetër ditë qameti. Tjetër dhimbje tek Dhamot. I miri, i dashuri, fisniku, i ëmbli, hokatari, i gjinduri dhe i dhëni pas miqësisë, i dhëmbshuri dhe i shtrenjti i familjes Vladimir Dhamo i dorëzohet fatit, për të patur tjetër fat. Është fati që njerëzit si Ladi i vendos në majën e zemrës, në mesin e shpirtit, aty ku populli i thotë xhani, në memorien e pastër dhe të pazbehur.

Me 27 dhjetor 2023, torta është bërë gati. Qiriri i festës është ndezur. Sipas zakonit, ky qiri i takon të fiket nga Ladi dhe të gjithë ato që janë aty, e ndjejnë në shpirt se ai ndodhet aty, tek vendi që i takon, duke merituar gjithnjë dashurinë e tyre. Kënga e urimit fillon. Gëzimi gjithashtu. Qiriri i 70-të vjetorit është fikur, për t’u ndezur qiriri më i kërkuar, më i veçanti, më i zgjedhuri ndër të zgjedhurit, më i bukuri ndër më të bukurit, qiriri i mos-harresës. Është ai qiri, që ndizet tek varri.

Është qiriri i Ladit. Por në ndryshim nga qiriri i tortës që fiket, ky lloj qiriri këtu është i ndarë në jetë të jetëve, që nuk shuhet. Është qiriri i ndezur me fuqinë e thellësisë së shpirtit të nënë Irenës, të gruas aq të shtrenjtë Rozës, të vajzave të bukura si hëna Ana dhe Irisi, të Lukas dhe Sofijes, të dhëndurrëve italianë të zgjedhur si me dorë Francesco Vitobello dhe Mattia Clemente. Ky është qiriri i përjetësisë, që shoqëron përjetësinë e kujtesës për Lad Dhamon.

Kemi nevojë që t’ia marrim borxh urtësinë popullit: “Njeriu që kujtohet nuk harrohet”. Ladi e fiku qiririn e 70-të vjetorit të lindjes, për t’ia ndezur ne të tjerët qiririn më të veçantin, më të shtrenjtin, atë të jetës së përtejme.

Vladimir Dhamo punoi shumë dhe me ndershmëri. Trashëgoi nga prindërit cilësitë më pozitive dhe mbi të gjitha, për të merituar respektin dhe besimin e shoqërisë. Korçari Llambi Dhamo, me zonjën e tij nga Elbasani Irena Robja, e shtuan familjen me 6 djem: Rudolfi, Vladimiri, Eduardi, Koço, Arbeni dhe Adriani. Dhamot kështu bëhen shumë të fortë dhe me reputacion të kristalizuar.

Ladi ndoqi rrugën e babait, për të qenë pranë Atdheut me armët e mbrojtjes. Mbaroi me 26 maj 1976 Akademinë Ushtarake, në specialitetin oficer këmbësorie. Por mbi gjithçka si i jati, ai u bë bir i çmuar i popullit të tij, me thjeshtësinë dhe modestinë e një njeriu të rrallë, të urtë dhe shumë i preferuar. Dhe kjo e gëzon edhe tani në moshën 93 vjeçare nënën Irenën, që Zoti i ka dhënë fuqi, për t’ia mbajtur gjithnjë të ndezur qiririn e kujtesës të birit, që ia vrerosi rëndë shpirtin.

Origjina e Rozës nga Lushnja, gruas që kishte lindur vetëm për të, bashkohet në Durrës me djalin i cili e nisi frymëmarrjen e parë në Korçë. Prindërit e Rozës, baba Minushi dhe nënë Aspri, themeluan një familje me tetë fëmijë: Polikronin, Vlashin, Marjanën, Elin, Elenën, Katerinën, Rozën dhe Teftën. Familjet e origjinës Dhamo dhe Risto, u trëshëguan me 14 fëmijë. Kur Ristot mblidhen bashkë në Durrës, nuk ka vend për të tjerët. Humor ky i cili i shkon fort, degëzimeve që u krijuan nga rrënjët e Minushit dhe Asprit.

Martesa me Rozën, i dhanë familjes së re Dhamo dy vajza simpatike, njëra më e bukur se tjetra. Kjo e gëzoi pa masë Vladimir Dhamon. Ai fliste me mburrje për vajzat e tij, që e nderuan të jatin sa ishte me frymë dhe akoma tani që ai frymon në kujtesë. Dhe si një përkim origjinal, ngjasojnë si dy pika uji ecuria e Anës dhe Irisit. Që të dyja kanë mbaruar në universitetin e njohur italian të Urbinos- Itali për jurisprudencë. Që të dyja kanë lidhur jetën me dy djem italianë. Edhe këto me pamje tërheqëse. Ana me Francesco Vitobello dhe Irisi me Mattia Clemente. Që të dyja kanë nga një fëmijë, Ana 7-të vjeçarin Luca dhe Irisi 4-ër vjeçaren Sofija. Që të dyja janë pedagoge në Universitetin “A. Moisiu” në Durrës. Janë avokate edhe përkthyese të gjuhën italiane.

Dhe Lad Dhamo e ndjek jetën e tyre të gjallë, nga jeta e tij e përtejme. Njohu vetëm Francescon. Arriti të shikojë lidhjen martesore, të vajzës së madhe Anës. Dhe më tej mbylli sytë, për t’i mbajtur gjithnjë të “hapura” me ndihmën e Zotit. Roza është shumë e gëzuar në këtë 70-të vjetor të lindjes së Vladimirit.

-E kam peng, i nderuar gazetari ynë, më flet në një nga ditët e fundit të dhjetorit Ana Dhamo, se kur u nda nga jeta Ladi, lamë diçka mangut për të folur apo shkruar për të. Dhe nuk dëshiroj të më kaloj po kështu 27 dhjetori 2023, ditë ku i paharruar ynë Vladimir Dhamo, plotëson 70-të vjetorin e lindjes. Të lutem ma plotëso këtë dëshirë! Kur të fikim qiririn e tortës dhe të ndezim qiririn e pashuar të kujtesës, ta kemi aty pranë Ladin tonë, bashkshortin tim, babain e dy vajzave, birin e përmallshëm të nënë Irenës dhe gjyshin, që oh sa do të lumturohej, po të kishte në krah nipin Luca dhe mbesën Sofija.

27 dhjetor 2023! Është dita e bekuar e lindjes së Vladimir Dhamos, i cili u shkëput nga gjiri i familjes dhe i miqësisë në moshën 58-të vjeçare, 12 vite më parë. Por kujtesa na e ofron shumë afër, shumë, aq sa nuk do ta besonim se na mungon.

Janë mbledhur të gjithë. Dhimbja është nga mungesa. Por se ç’fiton më shumë, gëzimi i përkujtimit të ditës së lindjes. Atmosferë Krishtlindjesh. Atmosferë e vitit të ri, ku vitet trashëgojnë vazhdimësinë. Vladimir Dhamo është në të paqmen e tij dhe ne të tjerët jemi në kremtimin e jubileut të lindjes.

Gëzuar Vladimir Dhamo! Ladi ynë i shtrenjtë! Ladi ynë i dashur! Ladi ynë i paharruar! Gëzuar! Ditëlindje në sfond përjetësie.

Nuk ka më bukur!

Bujar Qesja

Durrës: 27 dhjetor 2023