Qazim Laçi po zhvillon një sezon sinjfikativ në Çeki me fanellën e Spartës së Pragës.
Për paraqitjet e tij në fushë, ndërkombëtari shqiptar është zgjedhur në formacionin më të mirë të futbollistëve të huaj që luajnë në kampionatin çek.
Media “SporteZive.com” ka zgjedhur Laçin në mesin e fushës, dhe në përshkrimin për të e cilëson një motor të palodhur.
“Qazim Laçi e ka nisur më ngadalë te Sparta, por gradualisht po nxehet. Motori i palodhur me gjak të egër shqiptar, shpesh herë ngacmon shokët dhe tifozët. Gjatë fazës së parë, ai grumbulloi gjashtë asiste dhe 1 gola në Fortuna League . Vetëm Vasil Kušej ka më shumë”, shkruan gazetari Radek Bardouzl.
Deri më tani në këtë sezon Laçi ka grumbulluar 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 2 gola dhe ka kontribuar me 7 asiste.
Ndërkohë Sparta kryeson kampionatin çek pas 19 ndeshjesh me 50 pikë, +5 nga Slavia e Pragës që ndjek nga pas me një ndeshje më pak.





