Moderatoja Bora Zemani ka treguar historinë sesi është njohur me aktorin e humorit Donald Veshaj, nga i cili tashmë ka marrë dhe propozimin për martesë.
Bora tha se janë njohur në një koncert recital, jo në televizion. Ajo tha se sytë e tij e kishin goditur që në moment të parë dhe lutej që ai të mos ishte Romeo, i cili në atë kohë ishte në një lidhje me Jonida Maliqin.
Më pas, tha ajo, ishte shoqja që ia gjeti emrin në Instagram, dhe pasi Bora i kishte parë story-n, Donaldi i kishte shkruar duke i çuar screenshot dhe duke i thënë: ‘Të gjeta më në fund”.
“Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin.
Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pashë Donaldin, i thashë ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin.
Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Unë i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi”, tregoi Bora në emisionin “S’e luan topi”.
Kujtojmë se çifti për një periudhë kohë u ndanë. Shkak u bë Donaldi, i cili nisi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 1” me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Por pas daljes nga formati dhe pasi kaluan disa javë, Bora ia fali tradhtinë, ndërsa tashmë pritet që jo shumë larg të kemi dhe një dasmë.