Viti 2023 është mbyllur me një lajm të trishtë për sportin e atletikës. Benjamin Kiplagat, që ka përfaqësuar Ugandën në tri edicione të Lojërave Olimpike, është gjetur i vdekur në Kenia. 

Sipas raportimit të mediave keniane, atleti është therur me thikë. Atleti 34-vjeçar shkoi deri në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Londër në vitin  2012, në garën e vrapimit të 3000 metra me pengesa.

Sipas BBC-së, Benjamin Kiplagat u gjet në një veturë me plagë të thella të shkaktuara nga goditjet me thikë në gjoks dhe në qafë, në Eldoret të Kenias. Ai u gjet në një destinacion, qendër stërvitore,  që është i njohur për stërvitjen e atletëve.