Erik ten Hag thotë se ka zhvilluar takime “shumë pozitive” me investitorët e rinj të Manchester United.

Trajneri holandez u takua me Sir Jim Ratcliffe në qendrën stërvitor të United të martën.

Në vizitën e tij të parë që kur u njoftua marrëveshja për të blerë 25% të aksioneve të klubit në prag të Krishtlindjeve, Ten Hag tha se kaloi “shumë orë” me përfaqësuesit e Ratcliffe dhe Ineos, respektivisht Sir Dave Brailsford dhe John-Claude Blanc. 

Marrëveshja pritet të ratifikohet nga Premier League pas gjashtë deri në tetë javë.

“Ishte shumë pozitiv. Kemi pasur një takim të gjatë, për shumë orë jemi ulur së bashku, për shumë çështje kemi qenë në të njëjtin mendim. Ishte një takim shumë konstruktiv dhe mezi presim të punojmë me njëri-tjetrin,” tha Ten Hag. 

Pritet që Ineos të bëjë ndryshime të rëndësishme në strukturën e United, megjithëse rregulloret e tregut të aksioneve e pengojnë këtë për momentin.

Ten Hag thotë se është shumë herët që dikush të marrë vendime të një rëndësie të tillë duke qenë se Ratcliffe dhe bashkëpunëtorët e tij mbërritën në Manchester të martën, duke kaluar kohë në Old Trafford dhe përsëri të enjten për të njohur anëtarët e stafit dhe për të kuptuar se si funksionet e klubit.

“Duhet ta lëmë të qetësohet. Ata thjesht po hyjnë dhe po prezantohen. Ata kanë ide të mira, kështu që ne duhet të shohim se çfarë mund të integrojmë. Ne do të punojmë së bashku, por nuk mund ta thuash këtë pas një dite. Ne kemi pasur debatet tona për strategjitë dhe mendoj ne do të bashkohemi”, dekalroi Ten Hag.

Ratcliffe, Brailsford dhe Jean Claude-Blanc kanë kaluar kohë në Old Trafford dhe kompleksin stërvitor Carrington këtë javë përpara se blerja e propozuar prej 25% e klubit të ratifikohet nga Premier League.