Vijon përplasja në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit tha se plani i Bashës për rimëkëmbjen ekonomik është si një tramvajë me shalqi të papjekur.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan kreu i opozitës..