Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë veças kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Takimet do të mbahen në Davos të Zvicrës, ku të dy do të jenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë një takim mes Lajçak dhe dy liderëve në të njëjtën kohë.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, por pa rezultat.