Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak që qeveria serbe kërkon ta rikthejë.

Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm, Kamberi ka thënë se kjo është e papranueshme.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, u shpreh ai në Facebook.

Kamberi shtoi se Serbia nuk është e kërcënuar nga vendet fqinje. dhe se rasti i 24 shtatorit në Banjskë madje ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje të Serbisë.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, theksoi ai.