Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Adë, Fier.

Mësohet se  banesa në pronësi të 60-vjeçares, Arsino Taulla është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.

Për të mirë, 60-vjeçarja ka dalë në kohë nga banesa dhe nuk ka pasur  lëndime.