Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjës.

Automjeti drejtohej nga Elnis Allkanjari. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë pasi makina përfundoi në kanal.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti.

I plagosuri është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë.