Ajax ka arritur marrëveshje me Jordan Henderson për transferimin e tij në Amsterdam si lojtar i lirë.

Mesfushori ka luajtur për Al-Ettifaq në gjashtë muajt e fundit, me të cilët ka shkëputur kontratën.

Edhe pse kishte një pagë shumë të lartë prej 350 mijë sterlina në javë, ai vendosi të largohet nga Arabia, pasi nuk përshtatej dot me jetën atje.

Henderson, i cili ka 81 paraqitje për kombëtaren angleze, ka luajtur më parë me Sunderland dhe Liverpool.

Ai nënshkroi kontratë me Ajax për dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026.

Henderson do të mbajë veshur fanellën me numrin 6-të në klubin e ri.