Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas batutës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së sotme për shtyp e quajti liderin e opozitës Lulzim Basha “shalqi me provë” dhe “të pangrënshëm”.
Salianji shkruan në Facebook se Edi Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
“Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.
Faktet janë këto: Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!
Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar. Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit. Shqiptarët duan ndryshim!”





