Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të situatës së rrugëve në të gjithë vendin.

Mësohet se në aksin Skuraj-Burrel, ka pasur rënie gurësh si pasojë e reshjeve të shiut. Megjithatë rruga është pastruar dhe nuk ka pasur vështirësi në qarkullim.

Në zonën veriore ka reshje dëbore me intensitet dhe erë në rrugët Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.

Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje dhe rrugët janë pastruar nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

“Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme”, njoftoi ARRSH.

Ndër të tjera Autoriteti Rrugo i bën apel shoferëve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë.