Është kërcënuar me jetë Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Arnisa Këlliçi.
Mësohet se Këlliçi ka marrë një letër kërcënimi me jetë për të dhe familjen e saj, gjë që ka nxitur këtë të fundit të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.
Letrën kërcënuese e ka bërë të ditur vet gjyqtarja, e cila shqetësimin e saj i përcjell Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ajo kërkon mbrotje të posaçme për vete dhe familjen e saj.
Kërkesa e gjyqtares:
Të nderuar!
Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.