Mëngjesin e kësaj të Hëne një çift turistësh zviceranë janë transportuar me helikopter pasi kishin mbetur në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit.
Turistët janë nisur prej atje që pasditen e djeshme, por nuk kanë mundur të kthehen.
Siç raportohet paraprakisht, dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë.