Njoftimi i Policisë Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”. 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.