Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes tyre. 

Ndërkohë i plagosuri, theksohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë 58-vjeçarinb banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.