Ditën e sotme, Gjykata për gjykimin e krimeve kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ka marrë vendimin për dënimin e 5 prej të akuzuarve për vrasjen e Behar Sofisë.

GjKKO ka dënuar autorët e vrasjes me një total prej 127 vjetësh burg, konkretisht:

-Ernest Shyti 7 vite burg i sigurisë së lartë;
-Skënder Vathi 5 vite burg;
-Bujar Leza 30 vite burg;
-Xhuliano Visha 30 vite burg;
-Leonard Xhixha 30 vite burg;

Ndërsa Jemin Shena, një nga autorët e tjerë të vrasjes, po gjykohet veçmas në mungesë.

Kujtojmë se të akuzuarit vranë Behar Sofinë, 66 vjeç, në zonën e Piramidës në vitin 2021.