Gazetarja Glidona Daci, gjatë diskutimit në “Top Story”, u shpreh se janë dhjetëra raste të poligamisë në vendin tonë dhe institucionet nuk ndërhyjnë.
Ndonëse poligamia është e ndaluar ligjërisht, kemi raste të bëra edhe publike dhe askush nuk i ndalon, tha ajo.
“Unë di raste kur një grua ka pranuar që bashkëshorti të marrë për grua edhe motrën e saj, sepse është dashuruar me të dyja. Raste të tjera kur bashkëshortja nuk ka pasur shtëpi dhe ka pranuar që i shoqi të martohet me një grua tjetër për të pasur fëmijë dhe kanë qëndruar të dyja gratë në të njëjtën banesë. Janë raste jo larg kryeqytetit, janë në periferi”.
Daci u ndal dhe te rasti i ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Sipas saj, Ahmetaj ishte i martuar ligjërisht kur bashkëjetonte me një tjetër partnere, e cila priste fëmijë.
“Kur ka nisur procesi i divorcit në gjykatën civile, bashkëjetuesja e tij ishte shtatzënë, ndërkohë që ligjërisht ishte i martuar”.