Një grup të rinjsh ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sot tha se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët ilegalë është e ligjshme.

Të rinjtë kanë vendosur një kurorë me lule në derën e Kushtetueses, ndërsa mbi të shkruhet “Gjykata Kushtetuese”.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese “ka vdekur”, ndërsa kanë deklaruar se nuk e pranojnë këtë vendim që është i paligjshëm.