Temperaturat e ulëta gjatë natës kanë krijuar probleme në qarkullim në rrugën nacionale Burrel-Skura.
Prania e ujit gjatë ditës në këtë aks është kthyer në akull natën, pasi temperatura zbriti deri në -5 gradë Celsius.
Mësohet se më problematik është segmenti në afërsi të ish-bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka pasur mjete që kanë dalë nga rruga. Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kujdes dhe të kriposë vendet e rrezikshme ku ka prani akulli
Aksi Burrel-Skuraj vijon të jetë problematik për shkak të amortizimit të asfaltit, por edhe prani të ngricave kryesisht në afërsi të urës së Ulzës dhe Shkopet.