Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pritet të shpallë pretencën në datën 13 shkurt për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i dyshuar për korrupsion në zgjedhje.
Prokurorët do të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit Fredi Beleri dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 majit 2023 kur u arrestuan nën akuzën e blerjes së votave.