Në seancën e 8 shkurtit Kuvendi parashikohet të votojë ligjin për lejimin e basteve online.

Në ndryshime mosha e pjesëmarrësve shkon në mbi 18 vjeç nga 21 që ishte më parë.

Ndërsa për lotaritë kërkohet që në 40 për qind e xhiros t’i kthehet lojtarëve

Javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do t’i hapë rrugën ligjit për lejimin e basteve online.

Në Komisionin e ekonomisë u diskutuan detajet e fundit të ndryshimeve.

Mosha e pjesëmarrësve nga 21 vjeç që ishte më herët do të ulet.

Për të ulur kostot e kompanive që kanë lotarinë kombëtare në pikat e shitjeve me pakicë nuk do të ketë nipte sekondare.

Një ide u hodh edhe për lejimin e kazinove online.

‘’Për hapjen e kazinove online duket që ndërhyrja për ta bërë realitet një gjë të tillë është e vështirë’’.