Një 35-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte në Peqin.
Dyshohet se shtetasi me iniciale, U.M., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
Policia njofton se ai ndodhet në spital për të marrë asistencë mjekësore.
Peqin/Informacion paraprak
Në fshatin Fatish, shtetasi U. M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.
Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.





