Eliminimi i Iranit nga Botërori ka shkaktuar entuziazëm te madh te Sekretari Amerikan për Sigurinë e Brendshme, Markwayne Mullin. Sipas Sports Business Journal, Mullin tregoi se ka festuar duke vallëzuar nga gëzimi.
Gjatë një mbledhjeje për sigurinë e turneut Markwayne Mullin tha se ishte i lumtur që delegacioni iranian u largua duke shtuar se me asnjë skuadër tjetër nuk kishin të bënin sesa me Iranin. Pas mbledhjes, ai shtoi se ishte kaq i lumtur për largimin e Iranit nga SHBA, sa këndoi një apo dy këngë e bëri një vallëzim nga gëzimi.
Për Iranin ky botëror ishte i komplikuar; kufizimet në udhëtime të imponuara nga SHBA nuk e lejonin skuadrën të qëndronte në tokën amerikane duke e detyruar të bënte spostime të vazhdueshme nga Meksika ku kishte vendosur bazën e saj, po kështu kishte kontrolle dhe presion të fortë mediatik.
Por pavarësisht kësaj, kombëtarja iraniane nuk humbi asnjë ndeshje teksa barazoi në të treja ndeshjet e saj në grup me 3 gola të shënuar. Eliminimi erdhi vetëm në castet e fundit pas barazimit 3-3 mes Austrisë dhe Algjerisë, rezultat që kualifikoi pikërisht këto dy të fundit për në raundin e 1/16 të finaleve duke e lënë jashtë Iranin si skuadra e 9 më e mirë e vendeve të treta në fazën e grupeve.





