Doganierët e Dax në Francë kanë ndaluar një makinë  më të cilën po lëvizje një çift shqiptarësh dhe në të gjetën 340.760 euro.

Çifti shqiptar që ishte nisur nga Gjermania janë shprehur se po shkonin në Madri për fundjavë, kanë raportuar zyrtarët e doganave.

Paratë ishin në prerje 50,20 dhe 10 euroshe , ndërsa ishin mbështjellë me një pëlhurë.

Çifti u vendos në paraburgim dhe autoritet po hetojnë pistën e pastrimit të parave të ardhura nga trafiku i drogës.