Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.
Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E. Drajci.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajci, e cila u shpreh se 18-vjeçarja nuk ka pasur asnjë konflikt me të riun.
Ndër të tjera ajo shtoi se policia ka sekuestruar telefonin, për të gjetur detajet ose arsyen që e kanë detyruar të renë t’i japë fund jetës.
“Dilni flisni në të gjithë botën, nëse kjo familje ka pasur dhunë atëherë kanë punë. Nuk bën vaki që djali im ta shantazhonte. Është telefoni, e ka policia telefonin. Nuk e ka shantazhuar fare. Djali është pyetur nga policia dhe i ka thënë që nuk është e dhunuar vajza, nuk e kemi luajtur. Djali është tani tek njerëzit e nuses, është në rregull çdo gjë. Na kanë rënë në qafë. E kam mbajtur nusen”, tha ajo.
18-vjeçarja kishite vetëm 25 ditë si nuse, në shtëpinë e bashkëshortit
Një nga kushërinjtë e familjes, Indrit Bytyçi thotë se ishte me E. Drajçin (bashkëshorti i 18 vjeçares) kur gruaja e tij i shkroi mesazh “Hajde se piva helmin”. Ata kanë shkuar menjëherë në banesë dhe e kanë dërguar në spital.
“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh.”, tregon ai.
Viktima 18-vjeçare dhe djali 24-vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë djalin, ndërsa atij i është marrë telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen.