KLP promovon në detyrë bashkëshorten e ish-prokurorit Xhevahir Lita, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” për lidhje me krimin e organizuar.
Besime Lita është emëruar këshilltare juridike pranë qeverisë së prokurorëve, ndërsa më herët mbante detyrën e drejtoreshës së burimeve njerëzore. KLP e kontaktuar nga News 24 për këtë çështje tha se procedura e ngritjes në detyrë e Besime Lites kishte nisur përpara arrestimit të bashkëshortit dhe s’kishte pse e shihte këtë aspekt si problem përderisa ajo plotësonte kriteret.
Xhevahir Lita, ish-drejtues i prokurorisë Kukës u arrestua me urdhër te SPAK pasi nga Sky ECC rezultoi se bashkëpunonte me grupin kriminal Bajri dhe kishte ndërhyrë për t’i dhënë lirinë Behar Bajrit. Ai dyshohet për vepra të rënda penale.