Gjykata e Janinës në Greqi ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në shtetin helen.  

Mësohet se Laert Haxhiut pasi iu refuzua kërkesa për azil, me vendim të gjykatës u dërgua nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke.  

Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.