Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në burg mjekun, Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi.

Mjeku ankimoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por ankimi është rrëzuar nga Apeli.

Kujtojmë  Hasi  kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të  “arrestit në flagrancë”  dhe caktimin e masës së sigurimit  personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali,  vendosi:

-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sqarim: Ky njoftim përmban të dhëna të kufizuara konform neneve 58/a dhe 340 pika 2 të K.Pr.Penale.

   Tiranë, më 07.02.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM