Në mbledhjen e kryesisë së Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta ka folur në lidhjen me pensionin e pleqërisë në Shqipëri.
Ai tha se PL do të marrë iniciativën ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore. Sipas tij, kjo do t’u mundësojë pensionistëve shqiptar që të përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie edhe nëse kanë më pak se 15 vite punë.
Ai akuzoi qeverinë se kontributet e pensionistëve me më pak se 15 vite punë, ka përfunduar në xhepat e saj dhe tek inceneratorët.
Meta tha se Shqipëria është vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon.
Sipas Metës, iniciativa e Partisë së Lirisë nuk do të jetë ndonjë shpikje e re, por një ndryshim për mirëqenien e shqiptarëve.





