Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandë pasi llava nga një shpërthim vullkanik ka dëmtuar tubacionet e rëndësishme të furnizimit me ujë të ngrohtë. 

Mijëra njerëzve në gadishullin Reykjanes u është kërkuar të kufizojnë përdorimin e ujit të nxehtë dhe të energjisë elektrike pasi tubat mund të jenë të dëmtuar për disa ditë. 

Sipas BBC ka shqetësime se tubacione të tjera pranë stacionit të energjisë Svartsengi mund të preken nëse rrjedha e lavës nuk ngadalësohet së shpejti.

Ky është shpërthimi i tretë i tillë në gadishull që nga dhjetori.