Në një deklaratë e këshilltarëve të opozitës për mediat, mjeku Ilir Alimehmeti ka theksuar ndotjen e lartë në ajrin e kryeqytetit dhe dëmet që një gjë e tillë sjell në shëndetin e qytetarëve.

Ai u shpreh se ndotja është 18 herë më e lartë se norma e pranuar nga OBSH, ndërkohë që theksoi se si pasojë e saj qytetarët kanë probleme kardiovaskulare, probleme respiratore si dhe një ndikim të lartë ka edhe në rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm.

“Sot kemi marrë një temë shumë të rëndë për sicilin prej nesh. Ndotja e mjedisit në Tiranë është në nivele alarmante. Pse? Sepse vetëm një vit pas hyri në fuqi në 2015-n, miratoi planin e famshëm për Tiranën, që kishte vetëm një qëllim, betonizimin e Tiranës dhe prishjen e parqeve.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit që ka detyrë për ta shikuar, ndaloi së bëri më matje, për të vazhduar betozimi dhe shkatërrimi i parqeve.

Për atë që ne u quajmë grimcezat shumë të imëta, norma maksimale që lejon OBSH  5 pg/ m3, e ku është Tirana? Eshtë ndërmjet 33.6 dhe 92.6, pra rreth 7-18 fish më shumë se norma maksimale e lejuar.

Kjo shkakton probleme të ndryshme kardiovaskulare, probleme respiratore dhe vdekje të parakohshme.

Që tani unë mund t’ju them një problem madhor në rritje, që është ai i autizmit. Rrisku rritet me 64 për qind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub” tha ndër të tjera ai.