Një francez Richard Plaud i cili kaloi tetë vjet duke ndërtuar një model me shkrepëse 7,19 metra të lartë të Kullës Eif-fel festoi të enjten (8 shkurt) pasi Rekordet Botërore Guinness njohën punën e tij duke e futur në Librin Guiness, pasi anuluan vendimin e mëparshëm.

“Po, Guinnes, pranoi të vlerësojë dhe njohë punën time duke e cilësuar atë si strukturën më të lartë të ndërtuar me shkrepëse në botë. Është një lajm shumë i mirë për mua, sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin”: tha Plaud.

Rekordet Botërore Guinness hodhën poshtë më parë punën e Richard Plaud, një 47-vjeçari nga një qytet i vogël në Francën Perëndimore, për shkak të llojit shkrepës së përdorur për ndërtimin e modelit.

Megjithatë tashmë ata certifikuan zyrtarisht se kulla Eiffel me shkrepëse Plaud është më e larta në llojin e saj.

Ai shpenzoi 4,200 orë gjatë tetë viteve për të ndërtuar modelin e tij, me më shumë se 706,000 shkrepse dhe 23 kilogramë ngjitës – të monumentit të famshëm ikonik parizian.