Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend. Nga 28 shtatori nga lista do të largohet edhe San Marino. Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantinim nga data 6 korrik.
Nga ana tjetër, shteti zviceran ka publikuar listën e re të karantinës ku ka futur disa shtete si: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Nepali, Luksemburgu, Maroku, Hollanda, Portugalia, Sllovenia, Hungaria, Omani dhe Britania e Madhe.





