Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e së hënës në Glyfada, teksa një ish-punonjës i një kompanie transporti u fut në zyrat e saj në rrugën Artemisiou.
Shtetasi egjiptian ka hapur zjarr me armë, ndërsa një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Pasi terrorizoi dhe qëndroi për disa orë në kompani, ish-punonjësi është gjetur i pajetë në bodrumin e ndërtesës, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës me karabinë. Gjithçka duket se ka pasur si motiv pushimin e shtetasit egjiptian nga puna.