Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami.
Soreca shkruan në Twitter se Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit.
“U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.”, shkruan Soreca.





