Paraditen e sotme në qytetin e Korçës, dy vëllezër kanë goditur me sende të forta një shtetas duke e bërë për spital.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit i kanë shkuar në banesë shtetasit S.S. duke e goditur dhe më pas i kanë thyer edhe xhamat e makinës.

Sipas informacioneve, i dëmtuari ka qenë në gjendje të dehur dhe ndodhet momentalisht në sallën e reanimacionit në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet që edhe vëllezërit të kenë qënë të dehur në momentin që kanë dhunuar shtetasin S.S.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.