Në një operacion policor në kantonin El Guabo të provincës El Oro u sekuestruan 122 pako kokaine, disa prej tyre me emblemën e mafies shqiptare.
Jonathan M., 37 vjeç, u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion.
Procedura është kryer në orët e para të së enjtes më 15 shkurt, ndërkohë që një patrullë policie ka kryer një operacion për zbatimin e orarit policor.
Ndërsa brenda kamionit u gjetën pakot me kokainë të mbështjella me logon e flamurit të Shqipërisë. Shefi i policisë së El Oro tha se kokaina ka një vlerë 7.3 milionë dollarësh dhe do të dërgohej në Europë.