Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.
Gjykimi për këtë dosje është pezulluar mbi bazën e Nenit 352 për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt dhe nuk mund të bëhet në mungesë pasi avokatët e tij nuk kanë tagër në këtë proces.
Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për këtë çështje për shpërdorim detyre dhe për dëm ekonomik 7 miliardë lekë ndaj familjes Myderizi e cila ishte pronare e 50% të aksioneve në ndërmarrjen “Buka sha”.
Në praktikën e privatizimit të ndërmarrjes në të cilën edhe shteti ishte aksioner, rezulton se është gjetur shkelje mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyronte shtetin të pranonte si çmim shitje atë të vlerës së tregut dhe jo vlerën e vitit 1994.
Arben Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen tjetër për të cilën akuzohet, atë të inceneratorëve.